Feja Islame

Mirė se vini
 
HomeFAQSearchRegisterMemberlistUsergroupsLog in

Share | 
 

 disa hadithe te zgjedhura

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Admin
Admin


Posts : 21
Join date : 2007-10-20

PostSubject: disa hadithe te zgjedhura   Sat Oct 20, 2007 12:47 pm

Ka thėnė i Derguari i Allahut - Muhamedi as.: "Allahu thote: Unė jam pranė robit tim ashtu sikur qė mė mendon: nėse mė pėrmend nė vete, do ta permend nė veten Time; nėse mė pėrmend nė grup, do ta pėrmend nė njė grup mė tė mirė se ata; nėse mė afrohet njė pėllėmbė, do t'i afrohem njė krah; nėse mė afrohet njė krah, do t'i afrohem njė pashė; e nėse mė vjen duke ecur, do t'i shkoj duke vrapuar." (Buhari & Muslim)

Nga Ebu Abbas Abdullah Ibn Abbasi, radiall-llahu anhuma, transmetohet se ka thene: "Nje dite kam qene me te Derguarin e Allahut (saus), dhe me tha:
"O djalosh, do t'i mesoj disa fjale: Kije ndermend Allahun, Allahu do te te ruaje ty. Kije ndermend Allahun, do ta gjesh para teje. Kur te kerkosh, kerko prej Allahut. Nese kerkon ndihme, kerkoje prej Allahut. Dije se sikur tere populli te tubohej qe te te ndihmoje ne dicka, nuk do te te ndihmonin, pervec ate cka te ka caktuar Allahu. E nese do te tuboheshin qe ne dic te te bejne dem, nuk do te te demtonin, pervec ne ate cka Allahu tashme te ka caktuar. Jane ngritur lart pendat dhe jane thare faqet (dmth cdo gje eshte caktuar e mbaruar)." (Tirmidhiu)

Ka thene i Derguari i Allahut Muhamedi savs. se "Askush nga ju nuk do tė jetė besimtar i vėrtetė, derisa tė dėshirojė per vėllaun e vet atė qė e dėshiron per veten". (Mutefekun alejhi)

Ka thėnė i Derguari i Allahut - Muhamedi as.: "Kushdo prej Muslimanėve qė mbjell njė pemė ose hedh njė farė, nga e cila mė vonė do tė hanė zogjtė, njerėzit ose kafshėt, kjo punė e tij do tė konsiderohet si nje dhuratė bamirėsie pėr tė." (Sahih Buhari)

Muhamedi a.s. ka thene: "Pasha Ate qe ka ne dore shpirtin tim, do te urdheroni per te mire dhe do te ndaloni nga e keqja ose perndryshe Allahu do te dergoje mbi juve denim, pastaj do t'i luteni Atij dhe nuk do t'ju pergjigjet." (Tirmidhiu)

Uthman ibn Affan r.a. thote se i Derguari i Allahut ka thene: "Me i miri prej jush eshte kush meson Kur'an dhe kush ia meson ate dikujt." (Transmeton Tirmidhiu)

Ebu Umamete r.a. thote se e kam degjuar te Derguarin e Allahut duke thene: "Lexojeni Kur'anin, vertet ai do te ndermjetesoje diten e gjykimit per te zotet e vet." (Transmeton Muslimi)

Ibn Umer ibnul Hattabi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.u.s. ka thene: "Nuk ka xhelozi, pervecse ne dy veta: Njeriut te cilit Allahu ia ka dhene Kur'anin dhe ai eshte me te dite e nate dhe njeriut te cilit Allahu i ka dhene pasuri dhe ai ate e harxhon nate e dite ne bamiresi." (Muttefekun alejhi)

Nga Ebi Dheri El-Gafaranij (Allahu qofte i kenaqur me te) thote: "Me ka urdheruar Shoku i zemres (alejhi es-salatu ve es-selamu) per shtate gjera:
1- me urdheroi te dua te varferit dhe te rri afer tyre;
2- te shikoj tek ai qe eshte poshte meje dhe mos te shikoj tek ai i cili eshte siper meje;
3- te permiresoj lidhjet farefisnore edhe nese ata (njerezit) ftohen;
4- te mos pyes (kerkoj) askend per asgje;
5- te them te verteten edhe nese eshte e hidhur;
6- te mos i kem friken qortimit per hir te Allahut;
7- te shtoj thenien (La haule ve la kuete ila bilah - Nuk ka as ndryshim dhe as force pa Allahun), sepse keto fjale jane nga thesaret poshte Arshit, Froni i Allahut. Krijesa me e madhe e Tij poshte Arshit eshte Xheneti el-firdeus.
Back to top Go down
View user profile http://feja-islame.tk
 
disa hadithe te zgjedhura
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Feja Islame :: Feja-Islame :: HADITH: Theniet dhe tradita e Profetit Muhammed a.s-
Jump to: